Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
E FUNDIT/ Kristjan Asllani merr “çelësat” e mesfushës, Inzagi e zgjedh titullar
👁11125
Interi do të përballet sot në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:45 kundër Veronës. Kampionati ka hyrë në fazën e fundit të tij dhe duke ditur diferencën me Napolin kryesues, për zikaltrit nuk ka më vend për gabime. Inzagi ka zgjedhur 11 lojtarët me të cilët do të kërkojë fitoren në “Xhuzepe Meaxa”. Trajneri italian ka vendosur të bëjë rotacion, duke i lënë Kristjan Asllanit në dorë “çelësat” e mesfushës. Inzagi ka zgjedhur që të lërë pushim Çalhanoglunë pas disa ndeshjeve mjaft të vështira në javët e fundit, në mënyrë që të jetë i freskët për sfidën vendimtare kundër Barcelonës...