E dhunuan edhe pasi ia thyen këmbën, 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

E dhunuan edhe pasi ia thyen këmbën, 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

19-vjeçari i cili mbeti i plagosur gjatë protestës së një dite më parë në kryeqytet, po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të dëmtimeve që pësoi në këmbë. I riu ka pësuar frakturë në këmbë pas përplasjes me efektivët e Policisë gjatë protestës në Tiranë. Sipas raportimeve, dëmtimi erdhi si pasojë e goditjeve nga punonjësit e policisë. Pamjet e incidentit kanë nxitur reagime dhe kanë ngritur pikëpyetje mbi ndërhyrjen e forcave të rendit dhe përdorimin e forcës ndaj protestuesve. Policët ia thyen këmbën, por edhe pasi ia thyen, vazhduan ta godisnin. Ai kishte humbur ndjenjat, por ata vazhdonin ta godisnin edhe kur ishte pa ndjenja. Kur u zgjua, sepse kishte rënë të fikët, ishte në gjendje shumë të rëndë. Kishte shenja dhe mavijosje në...