No Image Available

“E dhunova një ditë para se të vriste veten, por…”/ Dëshmia e ish partnerit të Xhuana Nikollit

Eraldo Fizi, ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollit, e cila humbi jetën pasi konsumoi fostoksinë, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Fizi u përball me gjykatën pas vetëdorëzimit në Policinë e Lezhës, më shumë se një vit e gjysmë pasi ishte shpallur në kërkim. Prokuroria e akuzon për “shkaktim të vetëvrasjes” dhe “dhunë në familje”, ndërsa gjatë seancës Fizi pranoi se kishte ushtruar dhunë ndaj Xhuanës një ditë para vdekjes së saj. Ai mohoi, megjithatë, që dhuna të kishte qenë e vazhdueshme. Për rrethanat e tjera të ngjarjes, ish-bashkëshorti i Xhuanës deklaroi se do të japë shpjegime në një moment të dytë. Para gjykatës, Fizi u shpreh se gjendja e tij psikologjike është e rënduar dhe se do të përballet me pasojat e veprimeve të...