E dënuara për krime lufte, Bilana Plavshiq varroset me nderime në Banjallukë –
Me gardën e nderit dhe në praninë e anëtares së Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, si dhe të krerëve të Republikës Sërpska, më 7 tetor në Banjallukë u varros kriminelja e luftës dhe ish-presidentja e këtij entiteti serb të Bosnjës, Bilana Plavshiq, e cila vdiq javën e kaluar. Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) e dënoi atë në vitin 2003 me 11 vjet burgim për përndjekjen e boshnjakëve, kroatëve dhe pjesëtarëve të tjerë të popullsisë joserbe, mbi baza politike, racore dhe fetare, në 37 komuna në mbarë Bosnjën gjatë vitit 1992. Në Bosnje është i ndaluar glorifikimi publik i personave të dënuar me aktgjykim të formës së prerë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ndryshimet në Kodin Penal të Bosnjës, të...
Burimi:
javanews.al