E bujshme nga Vlora/ Lorenc Trashi përjashtohet nga Flamurtari, dyshohet se shkaktoi qëllimisht penalltinë ndaj Bylisit

E bujshme nga Vlora/ Lorenc Trashi përjashtohet nga Flamurtari, dyshohet se shkaktoi qëllimisht penalltinë ndaj Bylisit

Një lajm i bujshëm vjen nga Vlora. Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi pas përfundimit të ndeshjes me Bylisin e fituar nga kjo e fundit, ka përjashtuar kapitenin e skuadrës Lorenc Trashi. Mësohet se shkaku është pikërisht penalltia e akordua në minutën e 97 të ndeshje në favor të Bylisit, që dyshohet se është shkaktuar qëllimisht nga kapiteni i vlonjatëve dhe që në fund solli edhe disfatën e skuadrës bregdetare që nuk është kapërdirë nga Idrizi. Mësohet gjithashtu se ky vendim i presidentit të Flamurtarit erdhi pas protestëve të tifozëve pranë stadiumit Flamurtari. Top Channel