Dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht, shtatë fëmijë përfundojnë në spitalin e Vlorës

Dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht, shtatë fëmijë përfundojnë në spitalin e Vlorës

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë kanë përfunduar në shërbimin e pediatrisë, pasi kanë shfaqur simptoma të ngjashme me helmimin ushqimor. Rastet janë regjistruar mbrëmjen e kaluar, kur të miturit kanë shfaqur dhimbje barku dhe të vjella të vazhdueshme. Pesë prej shtatë fëmijëve të paraqitur në spital janë shtruar dhe vijojnë të marrin trajtim mjekësor, ndërsa dy të tjerët kanë marrë shërbim ambulator. Shqetësimi është ngritur edhe nga prindër të tjerë, të cilët kanë konfirmuar se fëmijët e tyre kanë shfaqur të njëjtat simptoma, por kanë zgjedhur t’i trajtojnë në banesë, pa i paraqitur në spital. Dyshimet paraprake janë për një helmim të mundshëm nga ushqimi i konsumuar në kopsht, por shkaku ende nuk është konfirmuar. Pas paraqitjes së rasteve, spitali ka njoftuar...