Dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e bashkëjetueses! Arrestohet njerku, detajet nga ngjarja e rëndë

Dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e bashkëjetueses! Arrestohet njerku, detajet nga ngjarja e rëndë

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Lezhë, aty ku 55-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e bashkëjetueses. 14-vjeçarja është ngacmuar nga njerku i saj, teksa ka qenë vetë nëna e së miturës që ka kontatuar abuzimin. Ngjarja ka ndodhur në një familje rome. Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, raporton se ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme. Nëna dyshohet se e ka kapur teksa kanë qenë duke kryer veprime të turpshme në një banesë tjetër. Pas kësaj, partneri i saj ka dalë nga dritarja për të ikur tek shtëpia e tij. Nëna së bashku me...