Dyshohet se ishin nisur nga Saranda, kapen në Greqi 36 kg marijuanë

Dyshohet se ishin nisur nga Saranda, kapen në Greqi 36 kg marijuanë

36 kg marijuanë janë kapur nga policia greke në Janinë pas ndjekjes së një automjeti prej Filatit, në kufirin e gjelbër midis Sarandës dhe Igumenicës. Në pranga kanë rënë 3 shtetas shqiptarë. Në veçanti, në kuadër të veprimeve për të luftuar importimin e lëndëve narkotike në Greqi dhe pas përdorimit të duhur të informacionit, oficerët e policisë së Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit të Janinës, në bashkëpunim me Departamentin e 2-të të Rojës Kufitare të Filatit, Thesproti, lokalizuan një automjet me të cilin udhëtonin dy shqiptarë, i cili ndodhej përpara një automjeti tjetër me të cilin udhëtonte një tjetër shqiptar. Mjetet e mësipërme u ndaluan dhe gjatë kontrollit të kryer në të dytin prej tyre, u gjetën dhe u...