Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dyshohet se bleu vota më 11 maj, kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës pyetet 1 orë në SPAK
Kristjan Shkreli TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë në pyetje për më shumë se 1 orë si person nën hetim Kristjan Shkrelin, kryetarin e Bashkisë Vau i Dejës. Mësohet se kryebashkiaku është marrë në pyetje për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, pra dyshohet për blerje votash. Shkreli është pyetur nga prokurori i SPAK Dritan Prençi. Pak kohë më parë, kryebashkiakut iu sekuestrua edhe aparati celular me urdhër të SPAK. Por para sekuestrimit të telefonit, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në Shkodër, ZËRI kapi momentin kur kryeministri Edi Rama ‘kritikoi’ nën zë kryebashkiakun...