Dyshohet për sjellje të papërshtatshme, Trump: Jemi të pakënaqur! Po shqyrtojmë shkarkimin e ambasadores së SHBA në Greqi
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të hënën se po shqyrton mundësinë e shkarkimit të Kimberly Guilfoyle nga detyra e ambasadores amerikane në Greqi, pas një sërë raportimesh për sjellje të dyshuara të papërshtatshme. I pyetur për këtë çështje, Trump tha se nuk ishte i kënaqur me situatën. “Po e shqyrtojmë, po. Nuk jemi të kënaqur”, u tha Trump gazetarëve, kur u pyet nëse po mendonte ta shkarkonte Guilfoyle-n. Presidenti ka ndjekur raportimet sipas të cilave Guilfoyle ka pranuar dhurata luksoze gjatë ushtrimit të detyrës si ambasadore dhe ka kërkuar para në këmbim të sigurimit të aksesit te zyrtarë të administratës, përpara se emërimi i saj të konfirmohej nga Senati. CNN raportoi të dielën se Trump po shqyrtonte mundësinë e shkarkimit të saj dhe, sipas...
Burimi:
kohajone.com