Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku
7 fëmijë të kopshtit Nr. 10 dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. Ata ndodhen në pediatrinë e Vlorës ku po marrin mjekim. Mbrëmjen e kaluar ata kanë pasur simptoma me bark e të vjella të vazhdueshme. Instituti i Shëndetit Publik, kanë marrë mostrat dhe presin përgjigjen e analizave se nga ka ardhur helmimi. 5 nga 7 rastet e paraqitura në pediatri janë shtruar dhe vazhdojnë të jenë në spital.
Burimi:
javanews.al