Dy poemat e jashtëzakonshme të Lasgush Poradecit për Naim Frashërin
Lasgush Poradeci i ka kushtuar dy poema të frymëzuara Naim Frashërit. Janë dy poema të jashtëzakonshme. Nga Moikom Zeqo Asnjë poet shqiptar nuk ka arritur dot t’i afrohet sado pak Lasgushit në këtë përkushtim, ku atdhedashuria, përfytyrimi kozmik, idetë inkandeshente krijojnë diçka më të fuqishme se sa bronzi përjetësues i monumenteve. Në poemën e parë i quajtur thjesht “Naimit”, ka një stil dhe tis baladik. Naimi shfaqet, që nga ai sheshi i purpurt i Qerbelasë, i sakrificës titanike dhe konceptuale në shekuj, duke i rënë xhurasë, mes trimërive stërgjyshërore, që kumbojnë rreth e qark. Një zë i përmallshëm e sjell në dritën e mendimit ku Naimi : Ndaj fërfëllon si yll me flakëPrej shkretëtirës së harrimit. Zilia e botës ngriu me tmerr përballë shëmbëlltyrës së Naimit,...
Burimi:
kultplus.com