Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dy lushnjarët “pronarë” të Sarandës/ Xhindoli dhe Paqsor Buzi rrëmbejnë 60 ha në Heremec për fotovoltaik
Fotovoltaikët janë fronti i ri i rrëmbimit të tokave publike, por jo vetëm. Pas dështimit të tentativës për të marrë 832 hektarë në Kaninë të Vlorës, sulmi i radhës është në Sarandë. Kryetari i Bashkisë të Sarandës, Oltion Çaçi ka dërguar për miratim në Këshillin Bashkiak një projektvendim, për dhënien me qira, me konkurrim, të një sipërfaqeje prej 60 hektarësh në Heremec, pjesë e pasurisë me nr.8 dhe nr.15 zona kadastrale 2806 për zhvillim aktiviteti prodhim energjie nga burime të rinovueshme, nëpërmjet paneleve fotovoltaike. Rendi i dites i Keshillit Bashkiak Sarande per 30 korrik Miratimi i projektvendimit është futur në...