Dy autobotë mbërrijnë në Rinas/ Opozita ngre pikëpyetje për përdorimin e tyre
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar pamje nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, ku shfaqen dy autobotë uji që, sipas tij, do të përdoren nga Policia e Shtetit gjatë protestave në Tiranë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi akuzon kryeministrin Edi Rama se po shton masat ndaj studentëve dhe të rinjve që protestojnë kundër korrupsionit dhe padrejtësive. Sipas tij, qeveria po përgatitet të përdorë mjete shtesë për të frenuar tubimet, në vend që të marrë masa për të parandaluar dhunën. Demokrati pretendon se ndërhyrjet policore janë drejtuar edhe ndaj të rinjve që qëndrojnë të ulur në hapësira publike apo lëvizin në lagje dhe rrugica. Ai e cilëson situatën si një përpjekje për instalimin e një “junte” dhe kërkon largimin e kryeministrit....
Burimi:
ntv.al