PD, kërkesë Evropës për qeveri kujdestare në Shqipëri: Me Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje të lira

PD, kërkesë Evropës për qeveri kujdestare në Shqipëri: Me Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje të lira

Zëvendëspresidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ka kërkuar mbështetjen e përfaqësueseve të Partisë Popullore Europiane për krijimin e një qeverie kujdestare në Shqipëri. Gjatë Kongresit të EPP Women dhe Mbledhjes së Bordit të Përgjithshëm në Bruksel, Vokshi denoncoi kapjen e shtetit nga krimi dhe keqpërdorimin e burimeve publike në zgjedhje, raporton noa.al. Ajo solli në vëmendje edhe kërcënimet personale gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, si dhe kërkoi solidaritetin e kolegeve europiane për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Me Edi Ramën kryeministër, nuk do të kemi kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Vokshi. Fjala e plotë: Bordi i Përgjithshëm I EPP Women duhet të njihet me situatën në Shqipëri. Me propozimin tim, Kryesia dhe Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike miratuan...