Luiza Gega triumfon mes 5.800 garuesve në Maratonën e Tiranës, Fatjon Konomi zë vendin e parë në kategorinë e meshkujve
Luiza Gega TIRANË-Luiza Gega ka triumfuar në Maratonën e Tiranës, e cila në edicionin e dhjetë të saj, ka bërë bashkë rreth 5,800 garues. Gega përshkoi 42 kilometra duke fituar kështu çmimin e madh prej 5 mijë eurosh. Për të arritur në këtë pikë, kampiones iu deshën 2 orë e 35 minuta e 35 sekonda. Ndërkohë Fatjon Konomi është shpallur fitues i Maratonës së Tiranës në kategorinë e meshkujve, duke zënë vendin e parë në garën prej 42 kilometrash. Risia e këtij edicioni ishte gara 5 kilometra, duke krijuar më shumë mundësi për përfshirjen e qytetarëve. Në garë morën pjesë 5800 garues nga 40 shtete. Maratona nisi në orën 08:00 dhe deri në 16:00, një pjesë e rrugëve do të jenë të bllokuara. Për organizimin e...
Burimi:
zeri.ai