Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dy aksidente në pak orë në Fier, lëndohet një person, transportohet në spital
👁11109
Dy aksidente kanë ndodhur në Fier pasditen e sotme. Tre automjete janë përplasur në qendër qytetit ndërsa si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”. Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasojë ka mbetur një i lënduar i cili është transportuar drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti. Top Channel