Durrës Marina, “projekti strategjik” mbledh 42 mln euro nga shitja e apartamenteve në ajër

Durrës Marina, “projekti strategjik” mbledh 42 mln euro nga shitja e apartamenteve në ajër

Projekti strategjik i marinës së Jahteve në Durrës, që u reklamua si një investim prej 2 miliardë eurosh, dhe po zhvillohet në zonën ku sot ndodhet Porti i Durrësit, të paktën në dy vitet e para, po e siguron kapitalin për ndërtimin e tre godinave të para nga shitja e apartamenteve me parapagim.“Durrës Marina sha”, kompania që po menaxhon projektin strategjik të Marinës së jahteve në Durrës, sipas të dhënave nga bilanci, ka arkëtuar nga klientët rreth 4.17 miliardë lekë (rreth 42 milionë euro) në periudhën 2023-2024, kryesisht nga shitja e apartamenteve “në ajër”.E dhëna bëhet e ditur në bilancin e vitit 2024 të kompanisë, ku zëri “Detyrime nga kontratat me klientë” është 4.17 miliardë lekë, ose rreth 42 milionë euro, duke u dyfishuar në...