“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

Gjatë një fjalimi të mbajtur në kuadër të Ditës së Veteranëve në Arlington të Virxhinias, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se ka arritur koha që SHBA-ja të sigurojë një fitore të plotë dhe vendimtare në konfliktin e saj kundër Iranit. Trump u shpreh se ky hap është dashur të ndërmerrej prej kohësh, duke theksuar se Uashingtoni kërkon një rezultat absolut dhe jo të pjesshëm. “Kjo duhet të ishte marrë në dorë një kohë të gjatë më parë. Ne duam të sigurohemi se do të kemi një fitore totale. Jo një fitore 93 për qind. Ajo do të jetë totale. Do t’ju duhen 25 vjet për të rindërtuar atë që kemi shkatërruar, dhe shpresojmë se nuk do të na duhet të shkatërrojmë më...