Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu bëri të ditur sot se në platformën “Fol me Kryeministrin” janë regjistruar mbi 1272 qytetarë, ndërsa më shumë se 220 prej tyre kanë marrë përgjigje. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu theksoi se është takuar me ekipin që shqyrton mesazhet e mbërritura në platformë dhe përgatit përgjigjet për qytetarët. Sipas saj, kërkesat shqyrtohen për t’u përcjellë përgjigje nga vetë Kryeministri ose institucionet përgjegjëse. Koçiu sqaroi se për të përdorur platformën, qytetarët duhet të hyjnë në adresën: fol.km.al, të identifikohen përmes “e-Albania” dhe të dërgojnë mesazhin e tyre. “Zëri yt dëgjohet, merr përgjigje dhe zgjidhje konkrete! Nëse ke një pyetje, kritikë apo një ide që do t’ia thuash Kryeministrit: Hyr në folmekm.al Identifikohu përmes e-Albania Ti zgjedh: publik apo anonim Merr përgjigje...
Burimi:
javanews.al