Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!
Deputeti i Partisë Socialiste, Skënder Pashaj, ka dënuar dhunën gjatë protestave të zhvilluara disa ditë më parë në Tiranë, duke e cilësuar atë si të papranueshme për një vend demokratik. Në emisionin ‘Studio Live’, Pashaj tha se protestuesit nuk kanë një ideologji, një filozofi, apo një mjet për të kërkuar atë që ata duan në mënyrë demokratike. Lidhur me refuzimin e dialogut me kryeministrin Edi Rama nga ana e protestuesve, Pashaj tha se ai është shefi i Qeverisë dhe është domosdoshmëri ulja më tryezë më të. Pashaj mori si shembull vitet 1990, kohë gjatë të cilës tha se ishte student protestues, dhe rikujtoi se asokohe një përfaqësi e studentëve u takuan me diktatorin Ramiz Alia. “Jam kundër çdo lloj dhune. Jam kundër dhunës së demonstruesve,...
Burimi:
javanews.al