Gjermania paralajmëron kundërpërgjigje ndaj sulmeve hibride: Jemi gati të godasim në hapësirën kibernetike

Gjermania paralajmëron kundërpërgjigje ndaj sulmeve hibride: Jemi gati të godasim në hapësirën kibernetike

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë u zotua të mërkurën se do të forcojë mbrojtjen e vendit të tij kundër sulmeve hibride. Duke folur në konferencën vjetore të vjeshtës të Zyrës Federale të Policisë Kriminale në Berlin, Alexander Dobrindt diskutoi sulmet e fundit kibernetike ndaj sistemeve të ftohjes dhe ngrirjes në supermarketet në Francë, Gjermani dhe vende të tjera evropiane, duke deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të “kundërpërgjigjet në hapësirën kibernetike”. “Për mua, ky është sërish një sulm hibrid i nivelit tjetër”, tha Dobrindt. Ai argumentoi se kjo kërkon një përgjigje të “nivelit tjetër”, duke shtuar se “pasojat, rreziqet dhe kostot” për aktorët që kryejnë sulme hibride duhet të rriten. Sipas Dobrindt, Gjermania po krijon aktualisht kuadrin ligjor për të “kundërpërgjigjur në hapësirën...