Dua Lipa feston 31-vjetorin, nëna e saj publikon fotografi të papublikuara nga dasma

Dua Lipa feston 31-vjetorin, nëna e saj publikon fotografi të papublikuara nga dasma

Me rastin e 31-vjetorit të Dua Lipës, nëna e saj, Anesa Lipa, ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi të rralla nga jeta e këngëtares, përfshirë edhe një imazh të papublikuar më parë nga dasma e saj me aktorin Callum Turner. Dua Lipa festoi ditëlindjen më 22 gusht dhe nëna e saj e uroi përmes një postimi në Instagram, ku përveç fotografive nga fëmijëria e artistes, publikoi edhe një moment të veçantë nga festimet e dasmës. Në fotografinë e re, Dua shfaqet me një fustan të shkurtër dhe me shkëlqim, të kombinuar me çizme deri në gju dhe një vello shumë të gjatë. Ajo pozon pranë nënës së saj në një kopsht, ndërsa Anesa shfaqet me një veshje të zezë dhe çizme kauboj. “Gëzuar ditëlindjen,...