Drogë me postë! Kapet valixhja me 19 kilogramë hashash, ishte nisur nga Tailanda në Tiranë

Drogë me postë! Kapet valixhja me 19 kilogramë hashash, ishte nisur nga Tailanda në Tiranë

Aventura e 39-vjeçarit Dhimitër Shehu përfundoi sapo zbriti në tokën shqiptare. Ai kishte udhëtuar nga Tailanda me transit në Dubai, ndërsa destinacioni i tij final ishte Tirana. Antidroga e Tiranës identifikoi valixhen me 19.4 kilogramë drogë dhe bëri arrestimin në flagrancë. Droga erdhi në vendin tonë nga Tailanda me valixhe nga një 39-vjeçar i cili u arrestua nga policia. Por trafiku i drogës në këtë formë është më i rrallë, gjatë këtij viti ka pasur vetëm tre raste. Më i shpeshtë është trafiku nëpërmjet postës. Për të shmangur një fund si të tij, trafikantët që sigurojnë drogë nga Tailanda, SHBA...
Burimi: Top-Channel.tv