Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Drejtori i Policisë Rrugore u ndalua nga SPAK, Lorenc Shehu zëvendëson Roven Zekën
👁4099
GJKKO ka lënë në burg shefin e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka, i cili u arrestua pÓr kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim. Raportohet se përkohësisht në detyrën e tij do të shërbejë Lorenc Shehu. Sipas organit të akuzës, Zeka u arrestua pasi i ka marrë ryshfet 2 mijë euro një shofereje që u përfshi në një aksident rrugor në Tiranë më 16 prill së bashku me shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novakun