Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Drejtori i Policisë, Proda pret diplomatin e Ambasadës së Kinës: Luftë kundër prostitucionit dhe krimit të organizuar
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në një takim zyrtar Ministër-Këshilltarin e Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Huang Xuehu. Fokusi i këtij takimi, i cili u zhvillua në ambientet e institucionit, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të strukturave qendrore, ishte ‘ndërtim i urave të reja të bashkëpunimit bilateral’, nëpërmjet nënshkrimit të një marrëveshjeje të përbashkët dhe krijimit të pikës së kontaktit të Policisë kineze, në Policinë e Shtetit. “Drejtor Proda dhe Ministër-Këshilltar Huang u dakordësuan se këto elemente do të jenë përgjigjja më efikase kundër krimit të organizuar ndërkontinental. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për operacionet e fundit të Policisë së Shtetit, kundër shfrytëzimit për prostitucion, objekt i të cilave kanë qenë shtetase kineze të rekrutuara për të ushtruar këtë veprimtari të...