Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni vizitë në Uashington, takon kreun e CIA, zbardhen temat e diskutimit
Drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni ka udhëtuar në SHBA për të zhvilluar takime zyrtare me drejtues të inteligjencës amerikane. Mësohet se Hyseni është takuar me drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe, ku u diskutuan një sërë çështjesh të bashkëpunimit dypalësh dhe u theksua partneriteti i shkëlqyer me SHISH në interes të identifikimit dhe parandalimit të kërcënimeve të përbashkëta. U shkëmbyen vlerësime mbi situatën e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit, si dhe rritjen e kapaciteteve të inteligjencës. Vizita në SHBA dëshmon përkushtimin e agjencive respektive për të mbështetur me inteligjencë cilësore dhe paralajmëruese autoritetet...