Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Downtown One Albania, çmim të parë/ U vlerësua në kategorinë “rezidenciale”, në kompeticionin “International Gypsum Trophy”
👁4720
Shqipëria mori pjesë në një konkurs ndërkombëtar prestigjioz, për herë të parë në kompeticionin “International Gypsum Trophy”, ku ishte ndër fituesit kryesorë mes 85 projekteve nga 29 shtete të ndryshme të botës. Downtown One Albania, një nga projektet më vizionare në rajon të Kastrati Group, është vlerësuar me çmimin e parë në kategorinë ‘Rezidenciale’ gjatë edicionit të 14 të Trofeut global të gipsit “Saint-Gobain”, grupi francez i cili këtë vit feston 360 vjetorin. “Ishte një përvojë sfiduese, vërtet unike dhe një arritje e madhe për ne si Kastrati Group dhe për Shqipërinë në tërësi”, Drivalb Ponde, përfaqësues i Kastrati Group....