Dosja Epstein, Prokurorja e Përgjithshme e njoftoi Trump se emri i tij shfaqej në dokumente që në muajin maj

Dosja Epstein, Prokurorja e Përgjithshme e njoftoi Trump se emri i tij shfaqej në dokumente që në muajin maj

Kur Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi informoi presidentin amerikan, Donald Trump në maj mbi shqyrtimin e dokumenteve që lidhen me çështjen Jeffrey Epstein nga Departamenti i Drejtësisë, ajo i tha atij se emri i tij shfaqej në dosje, thanë burime të njohura me diskutimin për CNN. Biseda, ku përfshihej edhe Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Todd Blanche, u karakterizua nga dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë si një “informim rutinë” që mbulonte fushëveprimin e gjetjeve të Departamentit të Drejtësisë. Emri i Trump që shfaqej në dosje, thanë ata, nuk ishte fokusi i vetëm i diskutimeve. Bondi gjithashtu ngriti në takim se...