DOSJA BRAÇE/ BERI MIRE QE VOTOI SI DONTE RAMA, S’JA VLEN TE RREZIKOSH KARRIEREN
Juristi Ylli Manjani ka komentuar përplasjen mes deputetit socialist Erion Braçe dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me ndarjen e re territoriale, duke vlerësuar vendimin e deputetit për të votuar në përputhje me qëndrimin e kreut të Partisë Socialiste. Sipas Manjanit, Braçe veproi drejt duke mos e çuar përplasjen deri në një pikë që mund të rrezikonte karrierën e tij politike. Ai shprehu gjithashtu dyshime nëse debati për ndarjen territoriale lidhej me një reformë të mirëfilltë, duke e cilësuar procesin si një vendim politik të mazhorancës. “Unë prapë mendoj se Braçe ka shumë të drejtë dhe bëri shumë mirë që e votoi, sepse nuk ia vlen të rrezikosh karrierën politike për çfarëdolloj arsyeje në këtë vend, qoftë edhe për interes publik, që unë nuk mendoj se...
Burimi:
ntv.al