Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dorëheqje masive në Vlorë, shpallen 12 vende të lira drejtuesish
Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ka publikuar në rrjetet sociale dhe në faqen zyrtare të institucionit listën e vendeve vakante për pozicionet drejtuese brenda bashkisë. Ky veprim shënon fazën e parë të dorëheqjeve të drejtuesve aktualë, një proces që sipas burimeve zyrtare pritet të përfundojë plotësisht deri më 15 korrik. Sipas një burimi nga brenda institucionit, dorëheqjet po realizohen me faza të njëpasnjëshme për të shmangur një kolaps funksional në aktivitetin e përditshëm të bashkisë. Qëllimi është garantimi i vazhdimësisë së shërbimeve dhe organizimi efikas i procesit të zëvendësimeve. Të gjithë të interesuarit, të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, brenda afateve...