Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit mund të jetë paracaktuar që në fillimet e procesit gjyqësor në Hagë. Këtë përshtypje e përforcon një dokument, i cili zbardh prapaskenat e një takimi të mbajtur më 7 dhe 8 dhjetor 2020, vetëm një muaj pas arrestimit të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në seancën informuese të mbajtur larg syrit të opinionit publik dhe pa asnjë komunikatë zyrtare, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, bashkë me ish-Kryeprokurorin e Specializuar Jack Smith dhe Regjistruesen Fidelma Donlon, u takuan me ambasadorë e diplomatë të akredituar në Kosovë, ndërsa takime të ngjashme u zhvilluan edhe në Hagë e Beograd. Gjatë këtij takimi ‘sekret’, ish-Kryeprokurori Jack Smith u shpreh me një...
Burimi:
javanews.al