Dokumentari “Karate e Yjeve” vlerësohet me çmim ndërkombëtar në Milano
11 November, 2026 - 10:00 Dokumentari sportiv “Karate e Yjeve” është vlerësuar me çmimin “Mention d’Honneur” në festivalin ndërkombëtar të filmit sportiv “SPORT MOVIES & TV 2026”, të mbajtur në Milano të Italisë. Me këtë rast, ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti në takim përfaqësuesit e ekipit realizues të dokumentarit, me të cilët diskutoi për rëndësinë e këtij projekti në dokumentimin e historisë dhe zhvillimit të karatesë në Kosovë, si dhe kontributin e gjeneratave të karateistëve ndër vite. Dokumentari, me autor Fatmir Hajzerin, skenar dhe regji të Skender Sadikut dhe producent Naser Fejzën, sjell në vëmendje jo vetëm sukseset sportive, por edhe sakrificën, rezistencën dhe qëndresën e sportistëve kosovarë gjatë periudhave të vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi. Ministri Gashani përgëzoi ekipin...
Burimi:
kultplus.com