Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

Pas tre seancave intensive dhe testeve të specializuara, psikologia Sonila Jaupbashi e kuptoi që pacientja që kishte përballë nuk vuante nga çrregullimi obsesivo-kompulsiv, i njohur si OCD. Vajza nuk ishte një paciente e zakonshme – ajo ndiqte vitin e tretë të studimeve të larta për mjekësi në Gjermani. E megjithatë, në zyrën e psikologes ajo këmbëngulte se vuante prej vitesh nga OCD-ja. “Unë harxhova kohë dhe tre seanca të vështira, me teste dhe pyetësorë të veçantë që përdoren për të vendosur këtë diagnozë dhe ajo harxhoi jo pak para,” tha Jaupbashi për BIRN. “Më pas, ajo pranoi se ishte e diagnostikuar nga ChatGPT”. Ndërsa Inteligjenca Artificiale po përdoret masivisht për konsulta mjekësore dhe vetëdiagnostikim, një krisje e madhe po ndodh paralelisht në marrëdhëniet tradicionale mes...