Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Do t’ju vras”/ Parandalohet krimi në familje, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë
👁4432
Policia ka parandaluar ditën e sotme një krim në familje në Tiranë. Mësohet se një 48-vjeçar nën masë sigurie “Arrest në shtëpi” ka kërcënuar me hanxhar gruan dhe djalin e tij se do t’i vriste. Fatmirësisht, forcat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke arrestuar autorin, i cili është dënuar më parë për vjedhje. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, sapo janë njoftuar se mbrëmë, në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”, një shtetas po kanoste familjarët e tij, për jetën, me mjet prerës (hanxhar), kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes policore profesionale u parandalua ngjarja...