“Do shpërbleheshin financiarisht”/ Tel Avivi arreston dy izraelitë, dyshohet se punonin për Iranin

“Do shpërbleheshin financiarisht”/ Tel Avivi arreston dy izraelitë, dyshohet se punonin për Iranin

Autoritetet izraelite kanë arrestuar dy persona që dyshohet se kanë spiunuar Ministrin e Mbrojtjes në emër të Iranit. “Në një operacion të përbashkët nga Shin Bet (shërbimi i sigurisë së brendshme) dhe policia izraelite, Roy Mizrahi dhe Almog Atias, të dy 24 vjeç, u arrestuan për vepra penale që lidhen me sigurinë, pasi po mblidhnin informacione rreth Kfra Achim, ku banon Ministri i Mbrojtjes Yisrael Katz”, tha Shin Bet në një deklaratë. Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës në tetor 2023, autoritetet izraelite kanë kryer arrestime të shumta për spiunazh në favor të Teheranit. Sipas Shin Bet,...
Burimi: Top-Channel.tv