Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Do çlirojë vendin nga një barrë pluhuri dhe ferrash”, Rama ‘piketon’ synimin e radhës: Deri në fund të dekadës, s’ka më pagesa me cash
Kreu i qeverisë në përmbylljen e takimit maratonë me përfaqësuesit e teknologjisë, u ndal edhe te një ambicie e radhës. Sipas Edi Ramës, deri në fund të kësaj dekade, qëllimi është që të gjitha pagesat dhe transaksionet të bëhen në mënyrë digjitale, një synim që edhe më herët e ka cekur. “Duhet ta kalojmë në një nivel tjetër agjencinë e inovacionit. Ajo që mbeti pa u thënë është që ne kemi dhe një ambicie tjetër që deri në fund të dekadës Shqipëria të jetë cashless, pra transaksionet financiare të jenë digjitale, na duhet sforco e madhe, na duhet goxha sensibilizim,...