Djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, ekspertët ngrenë alarmin! Raporti: Ajri u ndot, rrezik kancerogjen për banorët

Djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, ekspertët ngrenë alarmin! Raporti: Ajri u ndot, rrezik kancerogjen për banorët

Të martën paradite, pasi kodra e mbetjeve në Elbasan ishte gdhirë e përpirë nga flakët, në qytet mbërriti një grup ekspertësh për të matur ndotjen e shkaktuar në mjedis nga djegia e mbeturinave. Një grup i specializuar nga Co-PLAN dhe Milieukontakt monitoruan situatën në terren dhe vlerësuan ndikimet e zjarrit në cilësinë e ajrit. “Matjet në terren treguan përqendrime të larta të ndotësve të ajrit, që paraqesin një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik dhe mjedisin përreth”-thotë organizata e mbështetur me financim dhe ekspertizë ndërkombëtare. Përqendrimet e ndotësve të ajrit të regjistruara vetëm pak orë pas shpërthimit të zjarrit rezultuan mbi normat...
Burimi: Javanews.al