No Image Available

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

Nga Kreshnik Spahiu Dje dhuna në Bulevard kishte një emër: Sali Berisha.Falangat e tij rrihnin çdo student që hidhte sloganin “Rama Burg, Berisha në burg”.Dje çdo idiot e kuptoi që pengesa kryesore serioze e studentve është Partia Demokratike.Me një vendosmëri të paprecedentë, Sali Berisha ka vendosur ose ta rrëmbejë, ose ta shkatërrojë protestën. Ashtu siç bëri më 11 dhjetor 1990, kur ua rrëmbeu 40.000 studentëve, ashtu siç bëri në 2018 para Ministrisë së Arsimit, kur e prishi me të rinjtë e FRPD-së, ashtu po vepron edhe tani. Berishën nuk e ndal asgjë dhe s’ka për t’u tërhequr derisa ta banalizojë protestën. Studentët, të cilët fatkeqësisht janë shumë pak në numër dhe ndodhen mes dy zjarresh:Nga njëra anë kanë gazlotsjellësin e policisë, dhe nga ana tjetër...