Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Djali i Princeshës së Norvegjisë nën akuzë për përdhunim dhe dhunë fizike, hetimi përfshin mbi 10 viktima
Policia e Oslos ka ngritur zyrtarisht akuza të rënda ndaj Marius Borg Høiby, djalit të madh të Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit. Høiby, 28 vjeç, akuzohet për përdhunim, sulm seksual dhe dëmtime trupore, pas një hetimi disa mujor që ka përfshirë një numër “dyshifror” viktimash të dyshuara. Sipas prokurorit të policisë, Andreas Kruszewski, akuzat përfshijnë një rast përdhunimi me marrëdhënie seksuale, dy raste përdhunimi pa marrëdhënie seksuale, katër raste sulmi seksual dhe dy raste dëmtimi trupor. Gjatë një konference për shtyp, Kruszewski konfirmoi se Høiby kishte bashkëpunuar me hetuesit gjatë marrjes në pyetje dhe se provat janë mbledhur përmes...