Divorci me vëllain e Belinda Ballukut/ Neda rrëfen sfidat: Nuk më lejojnë të shoh fëmijët…
Neda Karafili po përballet me vështirësi për të takuar tre djemtë e saj pas divorcit nga Ogren Balluku. Çështja është bërë publike në emisionin “Goca & Gra”, ku avokatja e saj, Greta Çela, ka ngritur akuza për moszbatimin e një vendimi gjyqësor dhe shkelje gjatë procedurave përmbarimore. Në një letër drejtuar emisionit, avokatja pretendon se, megjithëse gjykata ka vendosur një masë që duhet të zbatohet menjëherë, Neda nuk po arrin të realizojë takimet me fëmijët e saj. “Si avokate mbrojtëse e nënës, ndiej detyrimin profesional dhe moral të denoncoj shkeljet e rënda ligjore dhe procedurale në këtë proces, ku fëmijët vijojnë të mbeten peng i një situate të papranueshme”, shprehet Çela. Sipas saj, një nga problemet kryesore lidhet me moszbatimin e vendimit të gjykatës për...
Burimi:
ntv.al