‘Divjaka bashki!’ Qytetarët sërish në shesh, në ditën e 51-të të protestës
Një grup qytetarësh kanë sot sërish në protestë kundër shkrirjes së bashkisë së Divjakës. Ata theksojnë se historia dhe identiteti i Divjakës nuk duhet shuar. Sot shënohet dita e 51-të e protestës. Qytetarët kërkojnë që Divjaka të mbetet bashki, në mënyrë që shërbimet të vijojnë të ofrohen përmes një bashkie. Divjakasit kundërshtojnë bashkimin me Lushnjen dhe kërkojnë të kenë mundësinë të zgjedhin vetë drejtuesit e tyre, për të cilët më pas të kërkojnë edhe llogari. Pas fjalimeve grupi i protestuesve vijuan marshimin nëpër rrugët e qytetit me thirrjen ‘Divjaka bashki’
Burimi:
syri.net