Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Divani Lunxhiot”/ Festivali folklorik që mbledh grupe nga Shqipëria dhe rajoni
Festivali “Divani Lunxhot” ka nisur edicionin e tij të 11-të me një program të pasur artistik dhe me pjesëmarrjen e grupeve folklorike nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni. Këtë vit, festivali iu kushtua dy figurave të shquara të patriotizmit shqiptar, Pandeli dhe Koto Sotiri, për të nderuar kontributin e tyre në kulturë dhe arsim. Festivali po mbahet në fshatrat Dhoksat dhe Nokovë, destinacione të rëndësishme turistike rurale të Jugut. Koço Vasili, organizatori i festivalit, tha: “Kemi grupe të mirënjohura, që nga grupi i Bënçës në Tepelenë, valltarët e shquar të Janinës, grupi i Mirditës, orkestrina e Beratit, gratë e Selosë...