Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ditë me diell me temperatura deri në 38 gradë Celsius! Parashikimi i motit sot
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore në lindje. Temperaturat minimale do të jenë 19 gradë Celsius, ndërsa maksimale 38 gradë. Era do të fryjë drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-16 m/s. Valëzimi në det do të jetë 1-3 ballë.