Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dita e tretë e rinumërimit: Në 218 kuti të Tiranës, PS humb 108 vota, PD 106
Sot, 20 qershor, dita e tretë e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Deri më tani, janë hapur 218 kuti nga 1282 në total, ku janë gjetur disa parregullsi me humbje të vogla votash kryesisht nga partitë më të mëdha në vend, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike. Teksa edhe sot procesi do jetë me ritëm të përshpejtuar, me punën me dy turne, sipas të dhënave që KQZ ka pasqyruar zyrtarisht, shihet se PS ka humbur 108 vota ndërsa PD, 106 të tilla. Ende nuk ka ndikim te ndarja e mandateve të partive politike apo te renditja e kandidatëve fitues në listën e hapur. PD kërkoi...