Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu, ulen temperaturat

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu, ulen temperaturat

Për ditën e sotme (16 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 20 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 3-5 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 8 deri 19°C; në zonat e ulëta 10 deri 25°C; dhe në bregdet 13 deri 25°C.
Burimi: Javanews.al