Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

Situata është tensionuar në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë, ku një grup protestuesish kanë hedhur gurë në drejtim të institucioneve. Policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e turmës, duke përdorur autobotin me ujë dhe gaz lotsjellës. Pas një nisjeje të qetë të tubimit, protestuesit kanë nisur përplasjet me forcat e rendit, ndërsa policia u ka bërë thirrje të distancohen nga aktet e dhunës. Protesta vijon për të 13-ën ditë në Tiranë. Studentë, të rinj dhe qytetarë janë mbledhur fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra. Protestuesit kanë refuzuar sërish ftesën për dialog të kryeministrit. Gjatë tubimit, sipas gazetares së RTSH-së, Keti Toroveci, protestuesit kanë thyer dhe u kanë vënë flakën...