Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Dispozitat e draftit të ri në kundërshtim me njëra tjetrën’, Kullolli: Zhbëhet një pjesë të Kodit Rrugor aktual, parakalimi i gabuar mund të çojë në burg
Avokati Erjon Kullolli ka diskutuar në edicionin informativ të orës 16:00 në SYRI TV lidhur me propozimet për Kodin e ri Penal, duke shprehur shqetësimin e tij për përmbajtjen e draftit dhe pasojat që mund të sjellë në praktikë. Ai theksoi se ditët e fundit është diskutuar gjerësisht mbi ndryshimet që parashikohen t’i bëhen kodit aktual, duke i cilësuar ato të diskutueshme dhe të mbingarkuara. Sipas tij, drafti i ri përfshin dispozita që bien në kontradiktë me njëra-tjetrën dhe që kriminalizojnë sjellje që aktualisht konsiderohen si shkelje administrative ose disiplinore. “Veprime që deri sot ndëshkohen administrativisht, tani po kualifikohen si...