Digjen 2 mjete në Maliq, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme! Pronari: S’kam konflikte

Digjen 2 mjete në Maliq, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme! Pronari: S’kam konflikte

pamjet nga ngjarja MALIQ-Dy mjete janë djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se njëri prej mjeteve është djegur plotësisht, ndërsa mjeti tjetër pjesërisht, ku mund të ketë marrë flakë nga përcjellja e telave të energjisë elektrike që kishte në afërsi. Policia nuk ka përjashtuar hetimin e një zjarrvënie të qëllimshme sa i përket mjetit të djegur plotësisht, teksa në pyetje po merren banorët dhe pronarët e mjeteve. Burime bëjnë me dije se pronari i mjetit të djegur plotësisht mohon të ketë konflikte, megjithatë dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme janë ende si pistë hetimi./ZËRI
Burimi: Zeri.ai