Diell dhe temperatura deri në 29 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 29 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Java fillon me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën e parë të ditës, por vranësira më të theksuara do të ketë në mëngjes në zonat jug-perëndimore. Pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, ku do të ketë shira të dobët dhe të izoluar reshjet e shiut do të jenë në formë rrebeshi. Temperaturat do të variojnë nga 11 gradë Celsius në 29 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë./ZËRI
Burimi: Zeri.ai